Në botën e showbiz-it nuk mungojnë rastet kur Vip-at shpesh me dashje ose pa dashje gjenden në publik me veshje të njëjta dhe kjo ndodh për arsye nga më të ndryshmet. Personazhet e rradhës që kanë bërë xing janë pikërisht Lori Hoxha dhe Kejvina Kthella e bëhet fjalë për kostumin ngjyrë rozë me të cilin kanë bërë dalje publike.
Në fakt ishte Lori ajo që e veshi e para, kur dy ditë më parë postoi një foto e veshur me kostumin, pantallona e xhaketë prerje paksa mashkullore, por që duket shumë “cool”. Ndërsa ditën e djeshme Kejvina u shfaq e veshur me të njejtin kostum në premierën e “2 gisht mjaltë”, por me një ndryshim të vogël pasi jaka vjen pak më e ngritur, ndryshe nga Lori që ka preferuar versionin e jakës së thellë.