INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! E nxorri zbuluar! Pasi Roberti mohoi gjithçka, modelja seksi POHON lidhjen dhe ndarjen: 'Shpresoj që një ditë të jemi bashkë sërish ...' [FOTO]

Upsss! E nxorri zbuluar! Pasi Roberti mohoi gjithçka, modelja seksi POHON lidhjen dhe ndarjen: 'Shpresoj që një ditë të jemi bashkë sërish ...' [FOTO]

Publikuar më: 22:33 25-02-2020

Pas ndarjes së bujshme të Robert Berishës nga Nora Istrefi, në media u përhap lajmi se Roberti kishte nisur një lidhje të re.

Gjithçka nisi për shkak të disa fotove, ku këngëtari ishte fotografuar në një resort luksoz në Turqi me një vajzë, identiteti i së cilës u zbulua më vonë.

Ajo ishte modelja Jessica Kadiu, por Roberti i hodhi poshtë të gjitha fjalët.

Ai tha se ndodheshin aty për një videoklip, megjithatë modelja ka treguar të vërtetën.

640-0-5d7b82bbef0ae.png

Ajo ka bërë një status në Instagram ku tregon se ka qenë e lidhur me Robertin por për faj të tij janë ndarë.

Ai ka mbajtur sekret lidhjen e tyre, prandaj çdo gjë ka marrë fund.

Megjithatë, ajo shpreson për një rikthim dhe i thotë publikisht se e do.

“Po është e vërtetë që kam qenë në një lidhje me Robert Berishën dhe nuk e di pse gjërat duhen mbajtur të fshehta sikur ne po bëjmë një krim. Unë personalisht mendoj se ka një diferencë të madhe midis sekretit dhe privatësisë. Jam shumë dakord që gjërat personale të jenë private por nuk mund të jem me një njeri që më mban mua sekrete. Njerzit gjithmonë gjykojnë dhe gjejnë dikë për t”i hedhur fajin. Figurat publike harrojnë që dhe ata janë humanë, që ju duhet dashuri dhe ata bëjnë gabime si gjithë të tjerët. Kemi vetëm një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk është e garantuar kështu që unë nuk mund të jetoj me një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më intereson. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Unë jam unë dhe s’kam asgjë për të fshehur nga asnjëri. Robert, faleminderit për gjithë dashurinë që më ke dhuruar gjithë këto vite dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jetese shkatërron shumë gjëra të bukura në jetë. Shpresoj që një ditë gjërat të ndryshojnë dhe ne të jemi bashkë sërisht. Edhe nëse nuk është e thënë të uroj asgjë më pak se gjithë të mirave. Të dua tani dhe gjithmonë”, shkruan modelja në postimin e saj.

20200225_205053-576x1024.jpg

Më pas ajo ka publikuar edhe një foto ku shfaqet krah Robertit dhe thotë se tani ata janë miq.

20200225_205102-605x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039