INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss!!! Elvana Gjata s'ia përton ndjekësit që i tha: “Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”

Upsss!!! Elvana Gjata s'ia përton ndjekësit që i tha: “Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”

Publikuar më: 15:27 28-07-2021

Elvana Gjata nuk është nga ato artiste aktive në rrjete sociale madje ndryshe nga shumë kolegë të saj ajo nuk u kthen thuajse kurrë përgjigje ndjekësve në komente.

Por së fundmi një komentues mori vëmendjen e saj duke bërë që të marrë pergjigje nga vet Elvana.

 

Elvana ka postuar në Instagram disa foto nga kënga e saj e re “Papa” duke shkëputur disa vargje: “Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”.

Në këtë postim në mesin e komenteve të shumta ajo mori dhe një “kritikë” për dialektin.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, shkruan komentuesi, i cili menjëherë mori përgjigje nga këngëtarja.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, ka shkruar Elvana.
 

Article Logic
Execution time: 0.0057439804077148