Melinda Ademi është një nga artistet më të pëlqyera shqiptare, e cila arriti që për një kohë të shkurtër të zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore.
Reperja tashmë është pjesë e koncerteve madhështore dhe incidentet vetëm e ndjekin. Pak ditë më parë ajo shihej në një video gjatë një koncerti duke kërcyer e kënduar, teksa një ndër fansat ka tentuar ta prekë në të pasme.
Melinda ka reaguar menjëherë ku është kthyer duke i thënë “Mos më prek”. Videoja më poshtë u bë virale duke u shpërndarë ngado, por jo më pak se një video tjetër.
Këtë herë Melinda është “masakruar” në rrjet për një gjest jo mjaft të hijshëm, pasi ishte duke performuar edhe kërcyer “twerk”.
Do thoni ju edhe ça ka këtu, Melinda gjithmonë bën “twerk” në koncerte?! Por detaji është se para saj shihen disa fëmijë në rresht të parë të koncertit. Me siguri Melinda nuk i ka vënë re, por ne kemi një pyetje: “Pse fëmijët janë lexuar në koncert, kur hyrja supozohet të jetë +18?!” Tani këtë e gjykoni ju, por mbase Melinda duhet të kishte qenë më e vëmendshme pasi fansat e saj janë nga çdo moshë.