Era Istrefi dhe Faton Shoshi ishin një dyshe shumë e suksesshme dhe një ndër çiftet më të pëlqyera dhe të komentuara në showbiz.
Fatoni, përpos partnerit të Erës ishte edhe menaxheri i saj, i cili i ka siguruar këngëtares hite që ende kujtohen sot. Një ndër to është ‘Shum pis’ që është bashkëpunim mes Era Istrefit dhe Ledri Vulës. Ky i fundit ka postuar sot një foto në Instagram ku shfaqet në plazh dhe kërkon një puthje nga të gjithë vajzat që e shohin këtë foto. “Ama ni kiss kiss”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotos. Menjëherë ka ardhur një koment nga menaxheri i tij, Faton Shoshi i cili i ka shkruar: “mos u bon pis”.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë ne të mendojmë se Fatoni ndjen nostalgji për Era Istrefin dhe e kujton ende duke qenë se ai koment pak a shumë është një pjesë e tekstit “Shumë pis” që këndon këngëtarja me Ledri Vulën.