Nevina Shtylla s’do të jetë më prezantuese në emision “Procesi Sportiv” pasi në krah të Manushit do të jetë Ilda Bejleri. Por ç’mendim ka Nevina? Me shaka, moderatorja bukuroshe u shpreh se duke parë studion e re do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte në skenë, ndërsa tregoi edhe një dhuratë nga tifozët e Tiranës.
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – deklaroi Nevina Shtylla.