“Për’puthen’’ është drejt përfundimit të sezonit të dytë.
Njëri nga ish-konkurrentët që ka kohë që është larguar nga programi ka zgjedhur që tani të flasë dhe të hedh akuza kundër produksionit.
Bëhet fjalë për Maris Lika, djaloshi, i cili brenda nuk ishte dhe aq i zhurmshëm ndërsa i ftuar së fundmi në ‘’Explus’’ ai rrëfeu eksperiencën e tij duke hedhur akuza të rënda.
Ai përmendi takimin që kishte me Sindin, duke thënë se iu kërkua të hiqej si djalë i ‘virgjër’.
“Kam pasur një rast pas takimit me Sindin, mund të themi deri diku, nuk m’u kërkua drejpërdrejt, që të bëja rolin e djalit shumë të mirë, rolin e djalit të virgjër. Gjë e cila përveçse s’do të besohej, më vinte shumë turp. Jo se ka ndonjë gjë të turpshme, se mund të ketë ndonjë djalë, mosha 24, që s’ka pasur eksperienca. Ideja është që s’duhet të bësh gjithçka për pjesën e shout”, u shpreh ai.
Sipas tij nëse do ta pranonte një gjë të tillë do të kishte audiencë më të madhe.
“Po ta kisha bërë këtë, është e vërtetë që do të kisha pasur një audiencë, një shikueshmëri ndoshta më të madhe, por që në fund të ditës unë kam një fytyrë dhe them të paktën të ruaj dinjitetin tim, fytyrën time kur të dal jashtë. Të mos ma bëjnë me gisht”, përfundoi ish-konkurrenti.