Prej muajsh në media është përfolur gjatë për lidhjen mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri. Dyshja janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar, madje para disa ditësh në një dalje televizive, Kiara u shpreh se janë thjesht shokë.
Ditën e djeshme Butrinti solli klipin “Hajt Hajt”, pjesë e të cilit është edhe Kiara, ndërkohë që teksa ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Thumb", moderatorja ka bërë një deklaratë duke i konfuzuar akoma më shumë fansat.
Kiara është pyetur nga Aulona se përse fanset e Butrintin e kanë inat dhe Kiara ka habitur me përgjigjen.
“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf atë Cesc Fabregas dhe e kisha aq inat atë të dashurën e tij”, ka thënë moderatorja dhe mos vallë është e njëjta situatë si kjo e saj me Butrintin, që i bie se Kiara është e dashura?