Pas daljes nga “Përputhen”, Andi dhe Jasmina i dhanë fund njohjes. Sipas ish-konkurrentes, Andi kishte kohë që nuk ishte më i njëjti për shkak të famës dhe vëmendjes.
Së fundmi, Jasmina i ka prezantuar ndjekësit me “të dashurin” e saj të ri. Ajo ka publikuar në Instastory një video pranë një qenushi, duke u shprehur: “Përshëndetje, dua t’iu tregoj të dashurin tim të ri. Ky është Toto".
Në një video tjetër, ku qenushi shfaqet duke u larguar, ajo ka shkruar “Marrëdhënie e vështirë me këtë. U tremb pa nisur akoma”.
Epo vlen të thuhet se "i tremburi" në fakt më shumë është "thumb" për Andin! "Sorry not sorry!"