Jonida Shehu është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare e cila mbrëmjen e kaluar në emisionin e saj organizoi një temë të veçantë.
Në studio ishin thirrur shumë gazetarë të njohur, por të gjithë duhet të ishin veshur me pizhama, pasi ishte mbrëmja e ‘pizhamave party’.
Mbrëmja ishte e mbushur plot batuta, thashetheme dhe muzikë. Në fund të emisionit Isli Islami u mundua që t’i gjente të gjithë personazheve nga një partner skenik, por ngeci tek Jonida pasi nuk e mbante mend se me cilët moderatorë ajo ka prezantuar më parë.
“Ohu, sa partnerë kam pasur unë. E kam nisur me figura të rëndësishme të ekranit, por ti nuk mban mend se ke qenë i vogël”, i ka thënë Jonida me ironi Islit duke shkaktuar të qeshura.