Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare me shumë ndjekës në instagram dhe shpesh herë komentohet për fotot e saj provokuese që ngjallin shumë debat te fansat. Bëhet fjalë për këngëtaren Shkenda Dubova e cila është e fejuar por në emisionin “Mirage” ishte në një situatë të sikletshme pasi u pyet me kë do e kalonte një natë.
Mirëpo ajo nuk ka hezituar të japë një përgjigje. E pyetur se kë do të zgjidhte mes Robert Berishës dhe Lorik Canës për të kaluar një natë, këngëtarja tha duke qeshur: ‘Duhet të zgjedh patjetër?” dhe më pas tha “Kot po them, me Lorik Canën”.
Ndërsa në vijim, teksa e pyetën për arsyen e zgjedhjes ajo refuzoi ta jepte një të tillë.