Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u kthye në një ndër fëmijët më të njohur të shoëbizit shqiptar. Reperja e talentuar së bashku me partnerin e saj, publikojnë shpesh foto e video të ndryshme të vajzës së tyre bukuroshe.
Ditën e sotme Loredana postoi një foto ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës, e veshur si gjithnjë me plot stil dhe me vogëlushen e saj në krahë. Mirëpo ndjekësve u ka rënë në sy dhoma rrëmujë e reperes e cila duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi. "Krejt sendet ne vend te vet", shkruante një fans me ironi. "Ca rremuje hahaha", shkruante një tjetër.
E siç duket këto komente kanë bërë që Loredana ta fshijë foton.