Melinda Ademi është një nga reperet më të komentuara të momentit dhe fama e saj rritet çdo ditë. Ajo është bërë pjesë e tregut muzikor prej kohësh dhe njihet për diss-et e shpeshta kundrejt kolegeve të saj. Sigurisht edhe ajo si të gjitha vajzat e tjera të ekranit është përfolur shpesh për lidhje romantike që nga fillimi i karrierës së saj.
Burime për “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se Melinda është prej kohësh në një romancë me menaxherin e saj aktual, Faton Aliu. Ata janë gjithmonë bashkë në koncerte dhe çdo event tjetër, por lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë nga sytë kuriozë të publikut.
Kujtojmë se momentalisht Melinda Ademi është kthyer në një nga reperet e preferuara të publikut shqiptar. Ajo ka arritur që me anë të projekteve të ndryshme muzikore që ka sjellë të mbajë një sërë koncertesh brenda dhe jashtë vendit. Vetëm disa javë më parë Ademi shënjoi një kthesë tjetër në karrierën e saj, duke i kërkuar falje publikisht reperes tjetër, Tayna, për ofendimet apo ‘diss-et’ e bëra në këngët që ajo ka publikuar