Melisa një prej vajzave të “Përputhen”, ka dalë në takimin e dytë me Fationin, një takim që është zhvilluar në një arenë boksi. E ndërsa takimi i parë ishte i nxehtë, takimi i dytë ishte edhe më përvëlues.
Ata të dy e kanë zhvilluar takimin me pyetje, ndërsa po ndesheshin me njëri tjetrin. Melisa e ka thënë edhe njëherë se i pëlqejnë meshkujt me eksperiencë dhe në një moment e ka pyetur Fationin se si është ai në seks.
Fationi i vënë disi në siklet qesh dhe thotë se është i fortë. Ata të dy ashtu si në takimin e parë nuk i kursyen puthjet dhe përqafimet dhe prekjet me njëri tjetrin.
Fatjoni tentoi disa herë ta puthje Melisën në buzë, por ajo nuk e ka lejuar, pavarësisht situatës së nxehtë që u krijuar sërish mes tyre.