Fjoralba Ponaro është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit e cila tashmë prezanton emisionin e fundjavës “E diell” së bashku me Edi Manushin. Në një prej puntatave të emisionit, moderatorja ka bërë një deklaratë të cilën Olti Curri zgjodhi ta kthente në “video-meme”.
Fjoralba thotë: "Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi..."
Olti publikoi këtë video të moderatores në instagramin e tij, por i kishte bashkangjitur një reagim të tijin ku shprehet:
"Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si... si ta them...".
Për çfarë e kishte fjalën Fjoralba vallë?