Numërimi prapa për koncertin madhështor të Capital T, ka nisur. Më 19 të këtij muaji, reperi mban koncertin për të cilin ka javë të tëra që ka punuar. Gjatë kësaj jave, ai ishte i ftuar në intervista të shumta për të folur për koncertin “Time Capsule”, ndërsa ditën e djeshme zhvilloi një intervistë me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin në “Wake Up”.
Gjatë bisedës në studio, Ori nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur troç edhe nëse është single.
“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. Ç’a të them!”- tha moderatorja
“Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn:
“Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsa në studio kanë nisur të qeshurat.