Moderatorja e njohur kosovare, Blerona Zeqiri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku u përball me sfidën “Tango”. Teksa po kërcente me një nga balerinët profesionist të spektaklit, Bleronës i është dashur të japë disa përgjigje për pyetjet ‘pikante’. Ajo u pyet se kush është një personazh i njohur që ajo ka intervistuar dhe asaj i duket mendjemadh. Duke kërcyer, moderatorja u mendua dhe tha emrin e kantautorit të dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi.