Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është goxha aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto nga përditshmëria ose nga projektet e ndryshme.
Morena numëron 944 mijë ndjekës në Instagram por ajo ndjek vetëm një. Nëse dikur ajo ndiqte kolegët, familjen apo miqtë, tani i ka hequr të gjithë dhe ka mbajtur vetëm një. Këngëtarja prej kohësh na ka prezantuar me qenushin e saj, Boo Moi, të cilin e quan fëmijë të sajin dhe e ka pjesë shumë të rëndësishme për jetën. Ajo madje i ka hapur dhe llogari në Instagram dhe llogaria e tij është e vetmja që ndjek Morena dhe përmes një postimi e tregoi arsyen për këtë veprim.
“Por pasi jeni kaq te kujdeshem ndaj meje do jap edhe une pak shpjegim per ju…@boo_moi me besoni eshte miku me real dhe me besnik qe kam, keshtu qe vendosa ta bej te famshem @boo_moi parase gjithe ata qe perkraha deri sot-..”, ka shkruar ajo.