Pak kohë më parë moderatorja Arbana Osmani zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.
Moderatorja Arbana Osmani, rreth dy muaj më parë dha lajmin se është në pritje të një fëmije.
Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër dhe për këtë nuk ngurojnë të flasin herë pas here.
Mirëpo mbrëmjen e së shtunës, pavarësisht aludimeve të shumta, është zbuluar gjinia e foshnjes që Arbana do të sjellë në jetë.
Ka qenë stafi i "Dua të të bëj të lumtur", të cilët me anë të dhuratës që kishin përgatitur, kanë treguar se bëhet fjalë për një djalë.
Ata i kishin blerë rroba për vogëlushin, në ngjyrë blu, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë edhe gjinia.