Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.
Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e dashurisë na vjen herë me ndarje e herë me ribashkime, por duket se gjërat s’janë aq mirë së fundmi mes çiftit.
U bë kohë që Arbenita dhe Fero s’ndiqen në Instagram, madje ky i fundit e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.
Nga ana tjetër, modelja bukuroshe nuk i kursen thumbat në rrjete sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, s’dimë me kë i ka tjetër.
Vetëm pak minuta më parë, Arbenita ka plasur “bombën” me foton e fundit që ka publikuar, duke lënë të kuptohet se personat pranë saj e kanë përdorur.
“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- janë fjalët që na bënë tepër kuriozë.