Mbrëmjen e së dielës u mbajt Festivali i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”. Të shumtë kanë qenë VIP-at që e kanë uruar këngëtaren për këtë fitore. Njëra prej tyre ka qenë edhe balerina Klaudia Pepa, e cila i ka komentuar Arilenës në foton ku shihet me kupën e fitores në dorë. “Urime urime”, i ka shkruar Klaudia Arilenës. Por disa ndjekës e kanë thumbuar Klaudian për balerinën Alba Hoxha dhe ish bashkëshortin e saj, Albi Nakon. “Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvnës”, i shkruan një ndjekës. “Kam konkurrentë italian tani. Albës ia lashë vendin vetë”. Edhe pas përgjigjes së saj, ndjekësi nuk ka pushuar me komentet. ‘I le vendin apo Albin?’, shkruan. ‘Të dy bashkë”, është përgjigjur balerina me të qeshura.