INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Personazhi i njohur SHQIPTAR i nxjerr ''të palarat'' Elvana Gjatës: Më përjashtoi…[FOTO]

Upsss! Personazhi i njohur SHQIPTAR i nxjerr ''të palarat'' Elvana Gjatës: Më përjashtoi…[FOTO]

Publikuar më: 19:28 27-12-2019

Kanë qenë miq të vjetër, dhe koreografi Tan Brama ka qenë shpesh pjesë e tureve apo koncerteve të këngëtares Elvana Gjata, së bashku me trupën e tij të baletit. Por që prej verës 2019 në Festivalin Sunny Hill që organizohet nga Dua Lipa në Prishtinë, duket se marrëdhënia e Elvanës dhe Tanit është prishur, dhe sipas këtij të fundit, arsyeja është fakti që koreografi kërceu edhe në performancën e artistes nga Kosova Kida në po të njëjtin festival, por një ditë më vonë pasi performoi me Elvanën.

Për këtë arsye artistja Gjata nuk e bërë më pjesë të tureve të saj Tanin dhe trupën e tij ndonëse sipas koreografit ata kishin javë që përgatiteshin, ndërsa përjashtimi nga turet duket se është bërë pa asnjë paralajmërim.

”Ne ishim miq të vjetër, nuk e kuptoj pse. E vlerësoj si artiste, dikur kam qenë në touret e saj ku unë çoja grupin e vajzave të performonin bashkë me të. Nuk është hera e parë që ajo më bën diçka të tillë. Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për tourin e saj. Por në fund fare nuk më njoftuan”; ka treguar koreografi në një prononcim për Boldnews.

Gjithashtu Tani është shprehur se së fundmi Elvana e ka hequr edhe nga instagrami dhe arsyeja sipas tij është shpërndarja e një video të Arilenës në instagramin e tij.

tni.png

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457