Xhirimet e klipit të ri të këngëtares Dua Lipa janë pezulluar, pasi nuk janë rrespektuar masat e vendosura anti-Covid.
Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë në Shoreditch në xhirime me një grup kërcimtarësh dhe anëtarët e stafit. Ata ishin grumbulluar dhe nuk rrespektonin masat anti-Covid.
Siç shihet edhe në foto Dua Lipa shifet pa maskë dhe nuk respektohet as distanca fizike.
Videokllipi ishte menduar që të xhirohej brenda një ambienti të vogël dhe me shumë persona çfarë është e ndaluar.
Bëhet me dije se policia ka ndërhyrë dhe ka shpërndarë grupin duke pezulluar këhstu përkohësisht xhirimin e klipit të ri të Duas.