Mbrëmjen e djeshme dy reperët e famshëm Noizy dhe Don Xhoni ishin të ftuar në Ulqin për të performuar për fansat e tyre, mirëpo njëri prej tyre, e anuloi koncertin e tij. Ishte Doni ky i fundit dhe arsye ishte një aksident familjar.
Mirëpo ai që nuk e besoi ishte Noizy!
Ai nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!
“Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.
Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.
“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful. i kena ndrru venet u was a role model #facts noë u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen fames, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!
Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.