Kejvina Kthella është një ndër modelet më simpatike shqiptare dhe së fundmi ka pozuar për një nga markat më prestigjioze në botë, “Guess”. Në fotot bardhezi të publikuara në rrjetin social “Instagram” , Kejvina shfaqet me të brendshme dhe më provokuese se kurrë.
Sensualiteti dhe linjat e saj trupore perfekte kanë provokuar një sërë komentesh, ku pikasen ato pozitive. Kujtojmë se krahas Kejvinës edhe Oriola Marashi është përfshirë në radhën e modeleve që pozojnë nën emrin e markës “Guess”.
E nisur nga kjo, Kejvina ka marrë një mesazh në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, ku një fans i thotë që po kopjon Oriola Marashin me “Guess”.
Kejvina nuk e la pa përgjigje dhe më bukur se kaq s’mund të fliste. “Un skam nevojë të kopjoj Oriolën e as Oriola mua, bota është e madhe, ka mundësi për të gjithë”, tha Kejvina dhe e rëndësishme është që vajzat shqiptare të kenë sukses nëpër botë.
Urime goca!