Luana Vjollca “djeg” rrjetin me fotot seksi nga pushimet në Maldive, por na habiti me këtë veprim!
Nga dëbora e pistat e skicë së Austrisë, Luana Vjollca udhëtoi për në Maldive aty ku thuhet se po qëndron me të dashurin e saj Krenar Çoçajn. Moderatorja e njohur ka qenë shumë aktive, duke postuar në Instagram foto tejet provokuese teksa ekspozon linjat bombastike.
Luana ka publikuar ditën e sotme dy foto ku shfaqet në një pishinë në resortin ku po qëndron në Maldive dhe neve na zuri syri bikinit që kishte veshur moderatorja bukuroshe.
Jo për ndonjë gjë, por ia kemi parë edhe vitin e kaluar teksa publikoi një foto nga një jaht. Mirëpo Luana i fshiu këto foto për arsyen që ne nuk e dimë ende.