Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur dhe më të komentuar në median rozë.
Për çiftin dita e sotme është shumë e veçantë pasi ata festojnë 3 vjetorin e martesës. Si sot tre vite më parë çiftin ka kurorëzuar dashurinë e tyre.
Dhe nuk kishte sesi në një ditë kaq speciale për ta të mungonin edhe urimet por edhe humori i aktorit.
Bes Kallaku ka postuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke ‘puthur’ një statujë ndërsa Xhensia e shikon e ‘tmerruar’.
“Urime 3 vjetorin e martesës o jet” shkruan aktori krahas postimi dhe na lë të nënkuptuar se në jetën e tij s’ka sesi të ekzistojë një tjetër femër përveç Xhesilës, kështu që i ngelet të endërrojë përmes statujash.
Ndërsa Xhensila nga ana tjetër është treguar më romantike, pasi ka postuar një kolazh me foto nga dasma, teksa ka vendosur datën që është bërë dasma.
“01.09.2017” shkruan këngëtarja krahas postimit.