Ai është bërë mjaft i suksesshëm dhe fama e tij dalëngadalë po përhapet në gjithë botën. Bëhet fjalë për Gashin i cili numëron shumë hite në repertorin e tij ku mund të përmendin “That’s mine”, “My Year”, “Roses”, “Creep on Me”.
Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat shumë herë bën postime në lidhje me jetën private, por edhe tregon me krenari që është shqiptar para shumë fansave.
Mirëpo së fundmi ka ndërmarrë një veprim që me siguri prindërve të tij nuk do u pëlqejë.
Ai ka vendosur të ndryshojë emrin e tij nga Labinot Gashi në Larry Gashi. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai i ka kërkuar falje prindërve të tij.
“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq babë e nënë”, ka shkruar ai.