Reperja Tayna ka patur shpesh herë përplasje me reperet shqiptare, por asnjëherë dicka konkrete me ndonjërën prej tyre. Rrallë herë ka reaguar në mënyrë publike pasi pëlqen të shprehet me tekste duke i treguar talentin e saj.
Dy ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm ku thuhej se reperja Arta Bajrami thumbonte Tayna-n, pas publikimit të një kënge freestyle nga kjo e fundit.
“Freestyle? Me msu vjershën përmendësh. Freestyle joo.”- shkruante Arta në postim.
Dhe siç duket përgjigja e Taynas ka ardhur. Në opsionin "Ask me a question", artistes i erdhi një pyetje nga bashkëpunëtori i saj Cricket, i cili tha: "Do ketë nesër reshje lokale shiu apo do jetë ditë me diell?"
Ndërsa Tayna nuk hezitoi ti thoshte: "Shi me lot reperesh" dhe mendohet se është për deklaratën e Artës.