RiRin zakonisht e kopjojnë, por Enca ka plotësisht të drejtë!
Rihanna është një nga femrat me më shumë influencë në botë, pasi është shumë e suksesshme në çdo fushë si në muzikë, kinematografi dhe fashion. Këngëtarja nga Barbadosi është bërë pjesë e festivalit muzikor në Coachella, aty ka eksperimentuar me pamjen e saj, mirëpo veshja e fundit është me të vërtetë e çuditshme sepse nëse nuk do e shihnim që e ka publikuar RiRi foton, s’do e njihnim.
Me një maskë në fytyrë dhe një palë çizme të mëdha, Rihanna i ka befasuar të gjithë, madje edhe Encën.
Jo për ndonjë gjë, po për faktin që Rihanna ka veshur të njëjta çizme si të Encës dhe këtë këngëtarja shqiptare ia tha në koment: “Awww i paskemi njësoj” dhe një emoji zemër.
Sigurisht që nuk e ka kuptuar Rihanna, ndoshta edhe se ka parë fare, por Enca duket shumë e lumtur!