Prej kohësh nuk e kemi parë në ekran nën moderimin e ndonjë projekti televiziv, por Albana Osmani është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme të përditshmërisë së saj.
Së fundmi, Osmani na ka zbuluar se po shijon disa ditë pushimi në plazh dhe vendosi që ca shkrepje t’i ndajë me njerëzit në Instagram. Më pikant ishte mbishkrimi që Albana i bashkëngjiti postimit.
“Pyetje: Pse jam akoma single?”- shkroi ajo dhe përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.
Vëmendjen e “rrëmbeu” komenti i këngëtarit Robert Berisha, i cili s’ka shumë që u përfol për ribashkimin e tij me Norën, por na sqaruan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se respekt.
“Nga sot nuk je”- i shkroi ai, duke e bërë Albanën të qeshë.
Hmmm… Si ta marrim këtë koment?! Një pjesë e ndjekësve e morën si shaka, mirëpo pjesa tjetër filluan me dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka ose mund të lindë diçka në të ardhmen. Epo ku i dihet!