Në shkurt të këtij viti Jonida Maliqi konfirmoi se është single duke shuar kështu të gjitha dyshimet nëse ishte apo jo ende në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj.
Në po të njëjtën kohë nisën edhe thashethemet se 25 vjeçari pas ndarjes me këngëtaren, kishte nisur një romancë me vajzën e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia.
Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe ka pasur pafund lajmë në portale se dyshja ishin çift dhe fansat kapnin detaje që vërtetonin marrëdhënien e tyre, ata vetë nuk e konfirmuan asnjëherë.
Mirëpo kujtojmë se para dy javësh, të ftuar në emisionin “Soiree”, binjakët thanë se janë beqar, por siç duket kjo deklaratë nuk ka qenë plotësisht e vërtetë për Romeon.
Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës. Mirëpo në këtë udhëtim ata nuk janë krejtësisht të vetëm, të paktën kështu kemi kuptuar nga rrjetet sociale.
Aleksia Peleshi, e dashura e Romeos, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen duke nënkuptuar se ndodhet pranë Romeos këto ditë. Në fakt në bion e saj në Instagram, ajo tregon se jeton mes Barcelonës dhe Tiranës, ndaj nuk e dimë nëse ajo ka udhëtuar drejt Spanjës bashkë me vëllezërit apo këta të fundit kanë shkuar tek ajo.