INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Roza Lati i kujtoi kohët e vjetra kur ishin bashkë, STINE e nxjerr ''BLOF'' në emision! [FOTO]

Upsss! Roza Lati i kujtoi kohët e vjetra kur ishin bashkë, STINE e nxjerr ''BLOF'' në emision! [FOTO]

Publikuar më: 15:48 01-04-2019

Roza Lati dhe Stine janë pikërisht dy personazhet që na tregojnë më së miri se mund të mbetesh shok/shoqe me ish-in pas ndarjes. Para disa vitesh ata kanë jetuar një lidhje dashurie, por romanca e tyre përfundoi dhe ata vazhduan jetën pa njëri-tjetrin në krah.

Mirëpo ata të dy vazhdojnë të mbeten miq dhe kanë dalë sërish publikisht bashkë. Dje Roza e kishte ftuar Stinen në emisionin e saj ku gjatë intervistës i kujtoi kohët e vjetra kur ai bënte këngë për të.

"Më tha njëri që të ka fans të të bëja një pyetje: Që kur ke ndaluar së bëri këngë për mua?", e pyeti Roza Stinen, por përgjigja e tij nuk pritej.

"Kush tha që kam bërë ndonjëherë?", ja ktheu Stine duke qeshur dhe më pas shtoi: "Shaka, shaka".

"Ne rritemi profesionalisht, emocionalisht, fizikisht, mentalisht dhe normalisht sot nuk t'i marrin seriozisht këngët e dashurisë. Këngët janë për makina e lekë sot", u shpreh Stine.

 

roze.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049