Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe prej vitesh shoqëron shikuesit në emisionin e pasdites. Ditën e djeshme ajo kishte të ftuar Albert Dumamin i cili teksa po fliste për udhëtimin në Indi u ngatërrua.
"Teksa e shihje me sytë e ty*, me sytë e tu", u shpreh Dumani dhe së bashku me Rudinën nisën të qeshnin.
"E mban mend Borgjezi Fisnik me Skender Sallakun? E bëre si ai", i tha Rudina teksa të dy nuk pushonin së qeshuri.
"Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë dhe ristartojmë", u shpreh Rudina dhe më pas intervista vazhdoi normalisht.
Por sigurisht që kjo video nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet dhe Olti Curri nuk mund të mos e vinte re. Ai ka bërë shaka duke postuar një videomontazh me momentin kur Alberti ngatërrohet dhe Olti bën sikur flet në gjuhë aziatike.