Ata janë dy nga këngëtarët më të mirë por do të gënjenim nëse s’do e pranonim që do të ishin një super çift. Të rinj, simpatikë dhe të suksesshëm, bëhet fjalë për Capital T dhe Samanta Karavello.
Kapo ishte këngnëtari i verës që lamë pas dhe tashmë ka nisur turin e tij muzikor botëror dhe momentalisht ndodhet në Neë York, por në të njejtin vend ndodhet edhe Samanta. Deri këtu s’ka gjë për “t’u shqetësuar”, por u bëmë shumë konfuzë kur pamë fotot e fundit që kanë postuar në Instagram.
Te dy kanë pozuar në të njejtin vend pranë nje furgoni ku shërbehet akullore në Neë York.I pari që i ka postuar fotot ka qënë Capital T dhe gati pas tre orësh ka qënë Samanta ajo që e ka shpërndarë foton e saj.
Që sfondi për të bërë foto është me të vërtetë i bukur, e kuptuam, por shumë pyetje po na mundojnë. Kapo dhe Samanta pëlqejnë të njejtat akullore? Po planifikojnë ndonjë projekt? Janë takuar rastësisht? Apoooo, kanë shkuar bashkë?
Këtë do e marrim vesh së shpejti!