Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-shoë më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj.
Këngëtarja e talentuar kishte paralajmëruar një koncert për fansat e saj në Stubëll, por u detyrua ta anulojë atë në momentet e fundit. Përmes një postimi në Instagram, Melinda ka njoftuar fansat se ndodhi një rrahje masive mes të pranishmëve në koncert, e për ta qetësuar situatën u detyrua të mos dalë në skenë.
“Për fansat e mi në STUBËLL. Mfalni qe skom mujt me dal n’sken per shkak t’rrahjes masive sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”, ka shkruar ajo.