Blerja e klikimeve nga artistët shqiptarë është temë e diskutuar vazhdimisht bazuar në numrin e madh të tyre në një kohë të shkurtër.
Kjo temë është hapur zakonisht nga ata artistë që kanë zgjedhur të luajnë “fer play” dhe të jenë të sinqertë me publikun dhe veten e tyre së pari.
Njëri nga ta është Gold Ag, i cili mbase i indinjuar nga situata ka vendosur të nxjerr zbuluar kolegët duke publikuar një listë nga cilat vende blihen klikimet.
“Me rrejt miletin ok? Ama me rrejt veten se di qysh po keni fytyre?! Klikimet e disa VIP-ave të estradës, që e gjejnë një fjalë e munohen me to me nxjerrë kejt kangën… vjen së shpjeti hiti, do bëhet nami me shikime nga Inidia e Vietnami”, shkruan Goldi sipër tabelës me emrat e shteteve.