INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Si do e presë Anwar Hadid këtë koment të vjehrrit, Dukagjinit ndaj Isaac, ish-it të Dua-s? [FOTO]

Upsss! Si do e presë Anwar Hadid këtë koment të vjehrrit, Dukagjinit ndaj Isaac, ish-it të Dua-s? [FOTO]

Publikuar më: 15:21 31-08-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para një muaji, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anwar Hadid.

Dy ish të dashuruarit nuk dihet ende si i kanë marrëdhënet e tyre, megjithatë i ati i këngëtares me origjinë shqiptare vazhdon ta ketë të preferuafin e tij, shefin e kuzhinës.

Këtë e tregon më së miri një koment që Dukagjini ka lënë në foton e tij.

Isaac ka njoftuar në Instagram se ka blerë shtëpi të re dhe në mes të komenteve të shumta është vënë re edhe komenti i Dukagjinit.

“Urime shok. Jam shumë i lumtur për ty”, shkruan i ati i Duas.

69256725_526808808066259_530444885010939904_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022730827331543