Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.
Së fundmi moderatori ka qenë i ftuar në emisionit “3shat”, ku ka folur për një nga figurat më të bujshme të programit të tij, që tashmë është larguar.
Bëhet fjalë për velinën, Kejvina Kthella e cila me sa duket është e preferuara e tij në krahasim me Belindën.
I pyetur se kë do më shumë mes vajzave ai u tregua diplomat me përgjigjen edhe pse e bëri zgjedhjen:
“Kejvinën e dua shumë. Belinda është një dashuri e re por nuk e kam njohur mirë”, tha moderatori i “Xing me Ermalin”.