INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss, si do reagojë ajo? Roza Lati “sulmon” emisionin e Megi Pojanit: Ça dreqin është…

Upsss, si do reagojë ajo? Roza Lati “sulmon” emisionin e Megi Pojanit: Ça dreqin është…

Publikuar më: 14:34 03-12-2020

Roza Lati është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare, e cila prej vitesh është pjesë e ekranit. Përveç humorit karakteristik, Roza shquhet edhe për natyrën e drejtpërdrejtë, pasi i thotë gjërat troç, edhe nëse persona të ndryshëm mund të mërziten.

Së fundmi Rozën e ka shqetësuar një fenomen dhe nuk ka hezituar ta thotë publikisht.

Roza ka shprehur publikisht mendimin e saj lidhur me emisionet që janë duke u xhiruar paralelisht në televizione të tjera dhe ekzaktësisht atë të Megi Pojanit, të cilat sipas saj nuk kanë respektuar njësoj si ajo rregullat e pandemisë në studiot televizive.

“Ca po ndodh keshtu????? A S’ESHTE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE???? Jemi ne kohe pandemie dhe jemi nen presion qe denohemi me gjobe nese afrohemi fizikisht ne studio, ne ekran, nderkohe po shoh rubrika – dhe emisione te tjera ne televizione te tjera qe po i lujn fenë duke qene ngjit e ngjit, e duke u preke e ferkuar….. CA DREQIN ESHTE KY MUHABET?????? A s’eshte ligji i barabarte per te gjithe, PO PYES EDHE NJEHERE????!!!!!”, ka shkruar Roza në videon e publikuar në llogarinë e saj ku duket se ka shkëputur një pjesë të performancës së Megi Pojanit me balerinët e ‘Top Channel’.

Me siguri Roza e ka me veprimin, gjithsesi se dimë si do reagojë Megi, por deri atëherë jemi në pritje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026509761810303