INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss, të gjithë e mbajmë mend! Këngëtari i njohur shqiptar akuzon Melinda Ademin: Më ke kopjuar këngën! [VIDEO]

Upsss, të gjithë e mbajmë mend! Këngëtari i njohur shqiptar akuzon Melinda Ademin: Më ke kopjuar këngën! [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 04-04-2019

Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-show më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj.

Një javë më parë, ajo publikoi këngën e saj më të re të quajtur "Çifteli", e cila u prit mirë dhe u pëlqye nga publiku. Megjithatë, ditën e sotme këngtari i njohur Valton Krasniqi e ka akuzuar publikisht reperen në profilin e tij në Instagram, duke thënë se ajo ia kishte kopjuar këngën pa lejen e tij dhe për këtë arsye, ai tha se do të kujdesej personalisht për këtë çështje.

“Kjo kënge me titullin Çifteli nga Këngtarja Melinda Ademi ësht Huazuar nga Kënge Ime "Lei Lei, Mos më provoko" me të cilën ne vitin 2004 kam pas suksese të mëdha ne Toplista si Viva Mtv charts. Kjo Kënge ësht Lancuar pa lejen e @valtonmusic. Në këte rast gjithë Stafi i "Valtonmusic" si dhe unë Personal Valton Krasniqi do të kujdesem.”- shkruan këngëtari në postim.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604