Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, doli nga emisioni çift me Andi Shehun. Por pas daljes nga programi ajo vendosi që të zbulonte të vërtetën që po përflitej prej kohësh në rrjetet sociale.
Ajo në fakt ishte në një lidhje dashurie me djalin nga Kosova, Beartin. E që kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pas disa mosmarrëveshjeve që kishte çifti në pushime.
Pak ditë më parë, Tea lajmëroi se do të rikthehet në “Për’puthen”. E gjatë episodit të djeshëm, ajo u rikthye në program me një intervistë rreth ndarjes së saj me Beartin dhe raportet me Andin.
Gjatë kohës sa Andi ishte pjesë e programit, ndjekësit aluduan për një lidhje të fshehtë të tij me konkurrenten Melisa, e që pas daljes së saj dyshja vazhdimisht janë takuar.
Tea e ka pranuar se ka qenë një lojë dhe ka kërkuar falje. Por, ndërkohë ajo ka theksuar se në këtë lojë nuk ishte e vetme por së bashku me Andin. Për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj.