Mos vallë se ka vënë re? S’ka mundësi!
Ajo është fare e re në moshë, por prej kohësh ka pushtuar të gjitha lajmet rozë për shkak të fotove të saj hot dhe sherreve të shpeshta në klube nate dhe jo vetëm. Bëhet fjalë pikërisht për Trejsi Sejdinin apo siç e njohim ndryshe “Gangsterja e Elbasanit” dhe me siguri s’ka më nevojë pre prezantim sepse të gjithë e njohin.
Prej disa ditësh ajo na ka treguar se është “arratisur” drejt Dubait dhe në rrjetet sociale na ka treguar se po ia kalon me të vërtetë shumë mirë. Me anë të një postimi në Instagram, Trejsi i ka vendosur si gjithmonë flakën rrjetit, ndërsa ka ekspozuar një foto ku i duken mbathjet që ka veshur, prej fustanit të shkurtër që ka veshur.