Tuna Sejdiu në mbrëmjen e së premtës promovoi albumin e ri “Fortuna”, i cili përmban shtatë këngë. Të ftuar në promovimin e albumit të ri të Tunës, ishin miqtë dhe kolegët e saj, natyrisht nuk mungoi as partneri i saj Patrisi.
Albumi dhe koncerti i saj i promovimit bënë bujë në media këto dy ditë, mirëpo pas koncertit të saj, gazetari Olti Curri e ka thumbuar keq Tunën në Instastory. Teksa lexonte titujt e shkruar në lajmet për këngëtaren, Olti është shprehur troç në Instastoryn e tij:
"Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor?
Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse? Tuna s'ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste."- shkruan Olti në postim.