Prej kohësh është aluduar se ata të dy janë në një lidhje. E kemi fjalën për Erik Fullanin dhe Kejdën, vajza e ish- deputetes së PD-së, Majlinda Bregu. Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.
Ata gjithashtu kanë qenë shumë herë në udhëtime së bashku dhe fotot nga i njëjti vend kanë nxjerrë zbuluar dy personazhet e njohur.
Ndërkohë ditën e sotme në disa media qarkulloi lajmi se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Duket se këto lajme janë të pavërteta pasi vetë Kejda reagoi për herë të parë në Instagram duke e konfirmuar për herë të parë lidhjen me Erikun.
“P.s:Hera e fundit që adresoj dicka që kam zgjedhur të mbaj private. Para se të postoni lajme cfaredoqofshin, sigurohuni që të jenë të vërteta” shkruan Kejda në një postim ndërkohë që para kësaj ka publikuar një foto të saj dhe Erikut duke qeshur.