Prej disa ditësh ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe kjo falë disa detajeve në Instagram. Bëhet fjalë për Erik Fullanin dhe vajzën e Majlinda Bregut postimet e të cilëve na çuan në përfundimin se ata kanë udhëtuar bashkë për në Romë javën e kaluar, pasi publikuan foto nga të njëjtat vende, në të njëjtën kohë siç mund t’i shihni në këto foto.
Por ata kanë dalë zbuluar edhe me fotot që kanë hedhur në Instagram Stories ditën e djeshme Në foton e publikuar nga Eriku ka dalë edhe dora e Kejdës, ku është e njëjta unazë që është në foton që ka publikuar më parë ajo. Në fotot e publikuara duket që dy të rinjtë janë në të njëjtin ambient.
Çfarë ka mes tyre?