INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Veshi fustan në videoklip, reperit shqiptar i ndodh e papritura [FOTO]

Upsss! Veshi fustan në videoklip, reperit shqiptar i ndodh e papritura [FOTO]

Publikuar më: 10:36 17-09-2020

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gashi është në kulmin e karrierës së tij. Çdo këngë që ai lançon , kthehet menjëherë në hit. Mirëpo, ai ka tërhequr vëmendjen e fansave edhe nga stili i veçantë i veshjes.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka treguar se ishte pikërisht stili i tij, që e penalizoi në një bashkëpunim që ai kishte ndërmarrë me një kompani që do ta ndihmonte financiarisht me klipin e tij.

Këngëtari është shprehur se kishte menduar që në video të shfaqej me një fustan, por me sa duket, për kompaninë kjo ka qenë e papranueshme, çfarë e bëri atë të heqë dorë nga bashkëpunimi me Gashin.

Gashi ndihet i zhgënjyer, pasi jemi në vitin 2020-të dhe ende ekzistojnë gjykime të tilla, mbi të gjitha për një artist.

Article Logic
Execution time: 0.0025010108947754