INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uraganet trondisin botën e kompanive të sigurimeve

Uraganet trondisin botën e kompanive të sigurimeve

Publikuar më: 10:19 12-09-2017

Kompanitë më të mëdha botërore të sigurimeve, mbledhur në një kongres në Monako, kanë filluar të shqetësohen për faturën që do të shkaktojnë uraganët Harvey dhe Irma, në një kohë kur sektori është vënë nën presion nga një rënie e çmimeve dhe përqindjeve.
“Harvey dhe Irma janë ngjarje të rëndësishme për industrinë, ato do të dominojnë diskutimet këtu në Monte Karlo”, deklaroi Torsten Jeworrek, një prej drejtuesve të kompanisë gjermane të sigurimeve ”Munich Re”.
Pas shkatërrimi të disa ishujve të Antileve, Irma goditit dje ishujt turistikë në Florida dhe arriti sot në bregun perëndimor të shtetit amerikan.
Në fund të gushtit, uragani Harvey shkaktoi dëme të mëdha në Teksas dhe Luizianë.
“Vetëm në SHBA, këto katastrofa kanë shkaktuar 300 miliardë dëme”, theksoi shërbimi meteorologjik privat “Accuweather”.
“Vetëm një pjesë e kostos do të mbulohet dhe është ende herët për të vlerësuar saktë faturën totale që do të duhet të paguajnë kompanitë e sigurimeve”, sipas pjesës më të madhe të specialistëve të pranishëm në Monako.
Përmasa e këtyre uraganeve rrezikon të vendosë nën presopn një numër kompanish, tashmë të prekura nga vështirësitë financiare.
Tregu i sigurimeve po vuan që prej disa vitesh nga një mjedis i përqindjeve të ulëta që limiton fitimet mbi shumat e vendosura ndërkohë që konkurrenca brenda sektorit i shtyn tarifat drejt uljes.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393