Rritet numri i viktimave në Bahamas pas goditjes së uraganit Dorian.
Deri tani mediat e huaja raportojnë për 43 viktima.
Sipas raportimeve nga kryeqyteti Nasau, 35 kufoma u gjetën në pjesën e Bahamasit të madh, ndërsa 8 të tjerë u gjetën në arkipelagun e Abokos.
Autoritetet zyrtare të Bahamasit konfirmojnë se numri i viktimave do të rritet, pasi ka ende trupa dhe persona të bllokuar. 400 mijë banorë të Bahamasit ndodhen në mëshirën e fatit.
Pavarësisht evakuimeve që po bëhen nga ajri, situata ende nuk është qetësuar, ku autoritetet bëjnë apel për ndihmë më të madhe. BE-ja deklaroi se do të akordojë një fond prej 500 mijë € për asistimin e banorëve për ushqim dhe ngrohje.
Uragani Dorian, një nga stuhitë më të rënda të regjistruara, ishte më i fuqishmi ndonjëherë që goditi ishujt Bahamas. Ai zgjati dy ditë.