Reshjet e pamëshirshme të stuhisë tropikale “Florence” kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të të dy Karolinave, në Shtetet e Bashkuara, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë të shkaktojnë edhe më shumë dëme gjatë ditëve në vijim, vetëm një ditë pasi ajo preku tokën si një uragan që la pas të paktën 13 të vdekur, përfshi një foshnje. CNN raporton se Problemet e fundit kanë detyruar zyrtarë të Karolinës së Veriut t’u sugjerojnë shoferëve se cilat autostradra të frekuentojnë e cilat jo, në mënyrë që të shmangen bllokimet e mundshme të njerëzve. “Gjëja e parë që dua të parandaloj momentalisht është të mos i lë më gjatë në pritje mijëra njerëzit e bllokuar nëpër autostrada të ndryshme”, tha Sekretari për Transportin i shtetit në fjalë, Jim Trogdan. Një mbikalim prej 117 km u mbyll gjatë së shtunës për shkak të përmbytjeve dhe një aksidenti rrugor.
Zyrtarët paralajmëruan se përmbytjet vetëm sa kanë nisur.
“Rreziku nga përmbytjet që mund të sjellë kjo stuhi është më i qenësishëm sot, se ç’ishte kur ajo preku tokën 24 orë më parë”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper. “Ne përballemi me sasi të jashtëzakonshme uji në brigjet tona, nëpër lumenj dhe përgjatë fermave, në qytete dhe në fshatra”.
Qendra e stuhisë po zvarritet mbi Karolinën e Jugut, por shumica e sasisë së reshjeve prekin ende atë të Veriut, duke shkaktuar ato që mund të jenë ditët e vazhdueshme me përmbytje për disa komunitete. Përmbytje të konsiderueshme parashikohen për të dyja shtetet, pasi disa lumenj nuk munden të rezistojnë më edhe për 3 apo 5 ditë të tjera, por kërcënojnë të dalin nga shtretërit.
Florence u përplas me brigjet e Karolinës së Veriut mëngjesin e së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për mbi 796 mijë banorë atje dhe në Karolinën e Jugut. Ndërkohë, shumë persona ngelën të bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura.